×
  • Sport
  • EURO 2024

    Turqia mezi mbahet për të kaluar në çerekfinale

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 22:55

    Turqia ka fituar një nga ndeshjet më të mira të këtij Kampionati Evropian për të kaluar në çerekfinale ku është duke e pritur Holanda.

    Mbrojtësi Merih Demiral realizoi dy golat për Turqinë, ndërkaq austriakët u kthyen në lojë në minutën e 59.

    Edhe goli i austriakëve erdhi pas goditjes nga këndi. Gregoritsch realizoi pas një asistimi me kokë nga Stefan Posch.

    Pas realizimit të golit, austriakët e morën tërësisht kontrollin e lojës dhe dominuan plotësisht në kërkim të barazimit, por mbrojtja e çeliktë e turqve u rezistoi sulmeve të pareshtura që prej minutës së 60.

    Heroi i këtij takimi ishte edhe portieri turk Mert, i cili priti një goditje me kokë në kohën shtesë.

    Demiral golin e parë e realizoi pas vetëm 57 sekondave.

    Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve.

    Rekordin për golin më të shpejtë e theu mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili realizoi ndaj Italisë pas vetëm 23 sekondave.

    Gjatë pjesës së parë, Kokcu dhe Yuksek u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Të  dy mesfushorët kyç mund të mungojnë në rast se Turqia kalon në çerekfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!