Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën thotë se është për të ardhur keq që nuk ka përparim në këtë çështje.
Konrad në një intervistë për Blic Tv tha se nuk ka pasur progres as pas Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se këto masa janë të rëndësishme të respektohen për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Themelimi i Asociacioni është diçka që është vendosur në vitin 2013, kështu që është për të ardhur keq që nuk shohim përparim në këtë çështje. Nga ana tjetër, në Ohër në vitin 2023 u ra dakord për disa masa të tjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. dhe, për fat të keq, duhet të themi se kemi shumë pak progres pas marrëveshjes së fundit për zbatimin e atyre masave është e rëndësishme për të arritur progres në normalizimin për vendet e njerëzve dhe për të gjithë rajonin”, thotë Konrad.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.