×
  • Lajme
  • Botë

    Aktori Clooney, përkrahës i madh i Bidenit, i kërkon atij të largohet nga gara

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 18:01

    Aktori i njohur i filmave, demokrati George Clooney është bërë pjesë e thirrjeve ndaj presidentit Joe Biden që të largohet nga gara presidenciale.

    Në një opinion të shkruar për gazetën “The New York Times”, Clooney ka shkruar se e do Bidenin, por partia do të humbiste garën presidenciale dhe kontrollin në Kongres me të si i nominuar.

    “Ky nuk është vetëm opinioni im; ky është opinion i çdo senatori dhe kongresisti dhe guvernatori me të cilët kam folur privatisht”, ka shkruar Clooney.

    Ai ka organizuar disa ceremoni për mbledhje të fondeve, përfshirë fondet për Bidenin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Clooney ka argumentuar se partia duhet të zgjedhë të nominuarin e ri në konventën e partisë që mbahet në muajin korrik. Ka shkruar se procesi mund të jetë rrëmujë, por votuesit do të zgjoheshin në favor të partisë.

    Ndërkaq, Bideni ka refuzuar të tërhiqet nga gara pas debaklit në debatin përball ish-presidentit republikan Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!