Sulmuesi Thomas Muller ka marrë vendim që të pensionohet nga kombëtarja gjermane, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai këtë vendim e ka marrë pas përfundimit të udhëtimit të Gjermanisë në Evropianin 2024.

Kështu, ai i jep fund një karriere të jashtëzakonshme me kombëtaren gjermane.

Reklamë

Ai në 131 paraqitje realizoi 45 gola dhe 41 asistime. Kontribuoi edhe në 86 gola të tjerë.

Një herë fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

Ishte shpallur golashënuesi më i mirë në botërorin 2010, ndërkaq përfundoi i dyti me gola në Botërorin e vitit 2014.

Ai në vitin 2010 mori çmimin si lojtari më i mirë i ri i Botërorit.