×
  • Sport
  • EURO 2024

    Golat ndezin lojën në pjesën e parë

    Reporteri
    10 Korrik 2024 | 21:49

    Anglia ka zhvilluar një prej pjesëve më të mira të Kampionatit Evropian në pjesën e parë që përfundoi 1 me 1 me Holandën.

    “Tulipanët” nisën mirë takimin me supergolin e realizuar nga Xavi Simons në minutën e shtatë. Ai me një goditje të fuqishme nga distanca arriti të mposhte Jordan Pickfordin.

    Simons me 21-vjet bëhet lojtari më i ri në moshë që realizon për Holandën në një ndeshje të fazës së eliminimit në Evropian.

    Ky gol ngjalli Anglinë që nuk vonoi shumë dhe gjeti golin. Në minutën e 16 u akordua penallti për Anglinë të cilën e shkaktoi mbrojtësi holandez Dumfries.

    Penalltinë në gol e konkretizoi Harry Kane që tani është në listën e golashënuesve më të mirë të këtij Evropiani me tre gola.

    Phil Foden kishte rast të mirë që të kalonte Anglinë në epërsi, por gjuajtja e tij e plogësht u ndal në vijën fatale nga Dumfries. Ndërkaq pak minuta më vonë ai qëlloi shtyllën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!