Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minuta para nisjes së ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris.
Osmani i ka ofruar mbështetje ekipit të Kosovës, për të cilin ka thënë se është më i miri nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë, shkruan Reporteri.net.
“Pritet për 30 minuta me fillu ceremonia e lojërave olimpike këtu në Paris. Jemi këtu për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme ekipit të Republikës së Kosovës, ekipit më të mirë nga të gjitha ekipet që po marrin pjesë në lojërat olimpike. Një ekip i jashtëzakonshëm, i përgatitur, që kanë punuar ditë e natë që të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam e bindur që do të jetë një ceremoni për ta mbajtur mend”, ka thënë Osmani.
Ajo është shprehur e bindur se ekipi i Kosovës do të shkelqejë në këto lojëra dhe se do t’i sjellin vendit medalje.
“Presim një përfaqësim të dinjitetshë, siç kanë bërë gjithnjë sportistët tanë. Pavarësisht rezultatit, ne do të jemi aty që t’i përkrahim çdoherë sepse e meritojnë këtë përkrahje. Por, jam e bindur që do të shkëlqejnë dhe do t’i sjellin medalje dhe vlerësim të dinjitetshëm shtetit tonë”, ka deklaruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.