Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin në Pejë. Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, gjersa këtë kohë ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që dyshja të lirohen.
Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve.
“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.
Ylli i “Guess” ndër të tjerash shtoi: “Të lirohen djemtë e mi”.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.