Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, bashkë me ekipin e tij, realizuan një vizitë në vendpunishtet e tri shkollave në kryeqytet siç janë: ”Nazim Gafurri”, ”Xhevdet Doda” si dhe ”Gjmnazi i Specializuar Matematikor”.
Këto projekte përfshijnë përmirësime të nyjeve sanitare, rikonceptualizimin dhe ridefinimin e hapësirave të brendshme, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Gjatë vizitës, Kryeshefi dhe ekipi i tij inspektuan punimet dhe u siguruan për avancimin e këtyre projekteve. Me kënaqësi mund të raportojmë se punët po zhvillohen në përputhje me standardet e larta dhe me ritmin e planifikuar. Sipas të dhënave të fundit, ecuria e projektit është në përputhje me kalendarin e parashikuar dhe ne presim që të gjitha punimet të përfundojnë në kohë.
Në veçanti, mund të konfirmojmë se shkollat do të jenë të gatshme dhe të përgatitura për nxënësit dhe mësimdhënesit më 1 Shtator, kur do të fillojë vit i ri shkollor. Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe sigurisë në ambientet shkollore.
Falenderojmë punëtorët e NPB-së që po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe të pandalshme, si dhe zyren e Projektimit në NPB për këto projekte që po ndihmojnë në realizimin e një ambienti më të mirë për edukimin e fëmijëve tanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.