×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdekja e yllit të ‘Friends’, 5 persona akuzohen se e furnizuan me sasi të madhe ketamine

    Reporteri
    16 Gusht 2024 | 12:45

    Pesë persona janë vënë nën akuzë në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit.

    Prokurori Martin Estrada njoftoi për ngritjen e akuzave duke thënë se mjekët e furnizuan Perry-n me sasi të madhe të ketaminës dhe madje gjatë një bisede ata shprehshin se ish-ylli i Friends ishte gati të paguante.

    Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq.

    Aktori Perry për dekada kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!