×
  • Show Time
  • Show Time

    “Jetoj pa çikën”, Fero i mërzitur që s’e ka pranë vajzën

    Reporteri
    16 Gusht 2024 | 13:45

    Fero është shprehur i mërzitur së fundmi në rrjete sociale.

    Ai ka postuar një fotografi me vajzën e tij Ninën, me të cilën tash e një kohë nuk jeton pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

    Ai tha se mosprania e saj, e ka bërë atë që ta përjetojë shumë vështirë.

    Ish-reperi pati edhe një mesazh për ata që ngrihen me fëmijët pranë, duke shkruar: “Ju që i keni fëmijët e ngriheni me ta prej gjumit, e hani e pini me ta, mos u ankoni, por falënderojeni Zotin”.

    Ndryshe, Fero hoqi dorë përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!