Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh.
Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Ai në video tregon momentin emocionues të takimit me nënën në prani të familjarëve të tjerë.
Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.
“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.
Djaloshi nga Kosova (25-vjeçar) nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.