×
  • Lajme
  • Rajon

    Aksident i rëndë në Korfuz, shqiptarja vdes pas përplasjes me shtyllën

    Reporteri
    19 Gusht 2024 | 12:13

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.

    Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares. Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

    Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!