×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Abrashi: Buxheti duhet të votohet, të tejkalojmë situatën aktuale në mënyrë sa më të lehtë të mundshme

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 18:31

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, foli në emër të grupit parlamentar në seancën e sotshme ku po rishikohet buxheti i Kosovës.


    Abrashi ka thënë se duhet votuar ky buxhet.

    “Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Abrashi.

    “Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit por edhe si domosdoshmëri në kohë kur të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë”, ka shtuar ai.

     

    “Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’i adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të mundshme”, tha mes tjerash Abrashi.

    https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/videos/274230277186390

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!