×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Me gjithë vërejtjet, PDK-ja do ta votojë rishikimin e buxhetit

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 18:54

    Partia Demokratikë e Kosovës do ta mbështesë propozim rishikimin e buxhetit 2020, me gjithë vërejtje e saj për këtë dokument.


    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza gjatë debatit për rishikimin e buxhetit tha se ky Grup Parlamentar me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka, siç tha për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta japë votën për dhe do të bëjë përpjeke që mes dy leximeve të korrigjohet.

    Ish-Ministri i Financave tha po ashtu se për hir të bllokadës që është bërë në këtë kohë pandemie për bizneset, punëtorët dhe kategoritë e tjera sociale do ta mbështesin këtë rishikim.

    “Sot ndodhemi në një situatë me zgjedhë mes dy të këqijave, me votu një buxhet me shumë defekte apo mos me votu një buxhet. Ne kemi vendosur si Parti Demokratike ta japim votën për në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’i hapet mundësi përmirësimeve edhe pse s’është e lehtë, është bukur e vështirë. Në draftin që është propozuar është bukur-bukur vështirë, por do ta bëjmë maksimumin që të korrigjojmë me qëllim që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inate politike dhe njerëzit që presin pagesat, edhe punëtorët e sektorit privat, edhe bizneset, edhe familjet në asistencë sociale, edhe kategoritë tjera të kenë mundësi me i realizua”.

    “Prandaj, Grupi Parlamentar i PDK-së me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta jep votën për dhe do të bëjë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjohet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!