Tregtarët kërkojnë hapjen e “Pazarit të kerreve”: Vështirë po mbijetojmë

Tregtarë të shumtë janë mbledhur sot në tregun e njohur si “Pazari i kerreve”.


Kërkesa e tyre në shenjë proteste ishte që të bëhej hapja e këtij tregu, pasi në vendimet e fundit që kishte marrë Qeveria e Kosovës ishte që ky treg të mos-funksionojë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19 nga grumbullimi i njerëzve të shumtë.

E shumë tregtarë sot u bën bashkë që të kërkojnë hapjen e këtij tregu dhe të zhvillojnë punën pasi thonë se patën shumë humbje si pasojë e kësaj pandemie.

Për t’i larguar nga vendi i ngjarjes u desh të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës, të cilët u përkujdesen që të largoheshin nga ky vend, ku nga institucionet përgjegjëse është ndaluar funksionimi i tyre, shkruan indekonline.

Nga tregtarët u tha se kanë vështirë të shumta për të mbijetuar, si pasojë e humbjes që patën gjatë këtyre muajve sa nuk u lejuan të punojnë.

Ndryshe gjatë ditëve të ardhshme është paraparë të ndryshohen masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19, teksa mbetet të pritet se çfarë saktësisht do të ndërmerret nga institucionet vendore.