×
  • Extra
  • Extra

    1 milion specie rrezikojnë zhdukjen, shkaku i njeriut

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:42

    Ndikimi i njeriut në tokë, dete e qiell, ka pasoja të tmerrshme në natyrë, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.


    1 milion kafshë e specie bimore janë të kërcënuara me zhdukje, si pasojë e nevojave të njerëzimit.

    Natyra është duke u zbehur me shpejtësi të paparë deri më tani, pasi nevoja për ushqim e energji është më e madhe se kurrë, transmeton KTV.

    Por, Kombet e Bashkuara deklarojnë se ky trend negativ mund të ndalet nëse bëhen ndryshime rrënjësore në aspektin se si njeriu ndërvepron me natyrën.

    Raporti prej 40 faqesh, është hulumtimi më i fuqishëm që tregon për mënyrën se si njerëzimi sillet me shtëpinë e vetme, derisa thekson se vetëm gjatë 50 vjetëve të fundit, janë bërë dëme të pariparueshme në tokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!