×
  • Extra
  • Extra

    10-vjeçarja pa duar fiton konkursin për dorëshkrim

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 18:15

    Është pa duar, por kjo gjë nuk e ndaloi vajzën 10-vjeçare të fitonte konkursin kombëtar në shkrim.


    Sara Hinesley ngjyros, pikturon dhe gdhend argjilën. Ajo mund të shkruajë në anglisht dhe pak gjuhën mandarin.

    Kur mësoi të shkruante këtë vit, Sara tha se ishte e lehtë.

    “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar këtë vajzë të thotë ‘nuk mundem. Ajo është një yll i vogël. Mund të bëjë çdo gjë që i thua dhe jep më të mirën e saj”, tha Cheryl Churilla, mësuesja e klasës së tretë të Saras, transmeton oranews.

    10-vjeçarja, që studion në Shkollën Katolike Rajonale të Shën Gjonit në Frederick, fitoi çmimin Nicholas Maxim 2019 në konkursin e dorëshkrimit.

    Çmimi jepet çdo vit për dy nxënës me aftësi të kufizuara.

    Sara nuk ka mbajtur kurrë proteza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!