Në moshën njëqind vjeçare, shtetasja italiane Giorgia Careno feston Krishtlindjen dhe mposht koronavirusin.
Protagoniste e historisë, ka fituar sfidën e saj me pandeminë duke i mbijetuar Covid-19.
Pikërisht në ditën e Krishtlindjes, e moshuara rezultoi negative, pas 15 ditësh pasi mori lajmin se ishte infektuar.
Ajo u infektua nga kontakti me disa persona në shtëpinë e të moshuarve në provincën e Ragusas, raportojnë mediat italiane.
Kjo shtëpi azili kishte regjistruar 15 të infektuar, ndërsa fatmirësisht gjysma e tyre tashmë janë shëruar.

