×
  • Extra
  • Extra

    110-vjeçarja dhe sekreti i jetëgjatësisë së saj

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 17:52

    Një grua 110-vjeçare tha se sekreti i një jete të gjatë ishte “jetesa e shëndetshme, aktivitetet në natyrë dhe ushqimi i freskët”.


    Sipas medieve të huaja, Joyce Wooding festoi ditëlindjen e saj më 6 shtator në “Collingtree Park Care Home” në qytetin Northampton të Anglisë.

    Ajo deklaroi se ndonjëherë e ndjente se ishte “shumë e vjetër”.

    “Koha është vërtet shumë e gjatë për të jetuar, pasi keni jetuar me prindërit dhe me familjen tuaj – të gjithë kanë vdekur – dhe miqtë e mi, shumica e tyre kanë vdekur tani”, tha ajo.

    Wooding lindi në vitin 1911, në të njëjtin vit me kurorëzimin e Mbretit George V.

    Ajo është personi i 10-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, sipas faqes Oldest në Britani, derisa Mollie Walker nga Oxfordshire është më e vjetra me 112 vjeç.

    Wooding – e cila kishte një motër dhe dy vëllezër – tha se ajo jetoi “një jetë të vërtetë fshati”, pasi u rrit në fshatin Northamptonshire të Starverton “me prindërit më të mirë që do të dëshironte ndonjëherë”.

    “Babi im ishte një fermer dhe ne jetuam një jetë shumë të shëndetshme, me ushqim të cilin e kultivonim vetë ne, me derrat tanë, pulat dhe një kopsht të madh”, u shpreh ajo.

    “Ne shpenzuam shumë kohë jashtë, jo duke ndenjur në kompjuterë dhe gjëra të tilla sikurse në ditët e sotme”, tha mes tjerash 110-vjeçarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!