Dje u shënua 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Manifestimi në shesh mblodhi shumë qytetarë të cilët dolën për të përjetuar me njëri-tjetrin emocionet e kësaj dite.

Disa nga ta kishin ardhur nga diaspora për të festuar me bashkëvendësit e tyre në këtë ditë, e disa të tjerë po vazhdonin rutinën e përditshme në “luftën” për mbijetesë në shtetin e Kosovës.

Këto momente i ka sjellë përmes syrit të aparatit të tij, fotografi i njohur kosovar Kushtrim Tërnava në një album të publikuar në Facebook.

Reklamë