Një përdorues i Reddit pyeti së fundmi: “Cili është justifikimi më i pazakontë që keni dëgjuar ndonjëherë nga dikush që ka munguar në punë?”
Dhe njerëzit shpërthyen me histori të pabesueshme, disa qesharake, disa dramatike, disa që duken si trillim, por që në fakt ishin krejt të vërteta.
1. I “ngjitur” në apartament
Një punonjës tregon se nuk mundi të dilte nga shtëpia sepse kompania e pallatit kishte lyer me ngjitës tapetin e korridorit dhe dera e tij ishte ngjitur. Meqë dera hapej nga brenda, nuk kishte fuqi ta shtynte. Duhej të priste mirëmbajtjen në orën 8 të mëngjesit që t’ia hapnin derën duke e goditur me trup. Kur telefonoi shefin për ta vënë në dijeni, qeshi aq shumë sa iu desh ta telefononte përsëri për të folur më qartë.
2. Gjyshërit e ngecur në tualet
Dikujt iu desh të mungonte sepse gjyshja mbeti e bllokuar në banjë dhe gjyshi, duke u përpjekur ta ndihmonte, rrëshqiti dhe humbi ndjenjat. Shefi nuk e besoi, mendoi se ishte si një skeç i “Saturday Night Live”.
3. Çelësi në tualet
Një person humbi ditën e punës sepse i ra çelësi i makinës në tualet dhe uji e mori me vete.
4. Lakuriqi në flokë
Ditën e parë të shkollës, një mësuese po përgatiste planet mësimore kur ndjeu diçka në kokë. Ishte një lakuriq nate që i ishte ngatërruar në flokë. U desh që burri ta hiqte, ndërsa ajo e rrëzuar përtokë përpiqej të merrte frymë nga paniku. Pas gjysmë ore, i telefonoi drejtorit për ta njoftuar se do të vonohej.
5. Motori i mbushur me arra
Një punëtor u vonua sepse, kur ndezi makinën, dëgjoi një zhurmë të tmerrshme. Hap kapakun dhe gjen motorin e mbushur plot me arra të zeza që kishin sjellë ketra. Duhej të përdorte një shkallë të vogël për t’i pastruar të gjitha, gjë që i mori gjysmë ore.
6. I bllokuar nga dreri gjigant
Një punonjës i besueshëm nuk erdhi dot sepse në verandën e tij po flinte një moose (dreri i madh verior). Ai i dërgoi shefit foto si provë. Ishte hera e vetme që në raport zyrtar mungesa u shënua si “Act of Moose” (Aksident me drerin).
7. Fëmija lindi në makinë
Një burrë lajmëroi se do të mungonte disa ditë sepse gruaja kishte lindur djalin në sediljen e përparme të makinës, në anë të autostradës, rrugës për spital. Kolegu i dërgoi një artikull ku dukej makina e tyre. Kishte dalë tashmë në lajme.
8. Thonjtë e rremë që i çanë hundën
Një vajzë u vonua sepse, pasi vuri thonj fallco për një dasmë, gjatë dushit e futi gabimisht njërin në hundë dhe i hapi një plagë që i gjakosi fytyrën.
9. Insekti gjigant që s’ishte insekt
Një grua nuk doli dot nga shtëpia sepse para derës kishte një “insekt të madh” dhe nuk guxonte të kalonte. Burri i tha ta vriste ose t’i sulte qenin, por kur kontrolluan më afër, insekti doli të ishte… një tufë flokësh.
10. Shën Valentini, festë kombëtare
Një punonjës nuk shkoi në punë më 14 shkurt, sepse besonte se ishte ditë pushimi zyrtar.
11. One Direction
Një vajzë në retail nuk shkoi në punë, sepse ishte shumë e tronditur që Zayn ishte larguar nga grupi One Direction.
12. Pa shkallë
Një burrë nuk doli dot nga shtëpia sepse, pa paralajmërim, kompania e ndërtesës ia kishte hequr shkallët e hyrjes për riparime. Ishte në katin e dytë dhe nuk kishte rrugëdalje.
13. Avioni që gaboi pistën
Një punonjës telefonoi i tmerruar: një avion i vogël privat, i drejtuar nga një pilot i dehur, e ngatërroi rrugën me pistë dhe i goditi makinën nga sipër.
14. Dhoma si “escape room”
Një burrë ngeci në dhomë sepse doreza e derës u prish. Pa ndihmë, kaloi tre orë duke e çmontuar vetë për të dalë.
15. Qeni që hëngri çelësat
Një punonjës mungoi sepse qeni i fqinjit kishte gëlltitur çelësat e makinës së tij.