×
  • Extra
  • Extra

    18 vjeçari nga Gjakova që u bë sheh

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 17:14

    Nesemi Dervishdana, sot është 29 vjeçar. Por në kohën kur kishte marrë drejtimin e teqës … ishte vetëm 18 vjeç.


    Ai thotë posa ka kryer shkollimin e mesëm të medresesë, i është ofruar detyra e shehut, dhe më pastaj shkaku i obligimeve në teqe, fakultetin e ka kryer me korrespodencë.

    Sheh Nesemi Dervishdana, në një intervistë për televizionin ATV, ka treguar historinë e tij që nuk është shumë e zakonshme, që në moshë kaq të re, dikush të bëhet prijës fetar.

    “Nganjëherë edhe sot kur t’më pyesin, sa vjeçar je baba sheh, më shkon mendja me u thënë 18. Më kanë ndodhur shumë gjëra në atë moshë”, thotë ai.

    Përpos titullit që mori, shehu në moshë të re edhe u martua dhe krijojë familjen e tij.

    “Tani jam 29 vjeç. Në kohën kur kam marrë ilafet unë kam qenë 18 vjeçar. Teqja jonë është e vjetër qe katër gjenerata. Unë jam i katërti halife që shërbej në këtë post. Përpara meje ka qenë gjyshi, i njohur si baba Zenel, i cili është bërë edhe dëshmorë. Tash e gëzon edhe titullin Hero i Kombit”.

    Gjatë luftës familja Dervishdana ishte shënjestër e forcave militare serbe. Ata kishin vrarë shumë anëtarë të familjes, dhe mashkulli më i madh kishte mbetur në atë kohë Nesimi, që ishte vetëm 7 vjeç. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!