×
  • Extra
  • Extra

    18-vjeçarja nuk e dinte se ishte shtatzënë, vdes pasi lindi në shtëpi

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 9:18

    Një adoleshente ka ndërruar jetë gjatë lindjes pas një shtatzënie ‘të panjohur’.


    Danielle Jones, 18-vjeçare, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur nisi procesi i lindjes në shtëpinë e saj në Knowle West, Bristol.

    Ajo u trajtua nga mjekët në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në spital menjëherë. Nëna e re vdiq dhe vdekja e saj u cilësua si e ‘pashpjegueshme’ nga policia.

    Djali i saj Danny mbijetoi por është ende në spital. Partneri i 18 vjeçares Ozzy Godfrey thotë se ndihet i thyer pas vdekjes së saj.

    “Pusho e qetë e dashur, nuk mund të besoj që të kam humbur. Të kam dashur më shumë se gjithçka në botë. Do të kujdesem për të voglin tonë që lindi sot. Jam i thyer”, shkroi bashkëshorti i saj në Facebook, transmeton kk.

    Një ekzaminim pas vdekjes do të kryhet për të vërtetuar shkakun e vdekjes së nënës së re. Miqtë e adoleshentes po kërkojnë donacione për të financuar funeralin e saj në GoFundMe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!