×
  • Extra
  • Extra

    21 vjeçarja serbe, seks çdo ditë me 74 vjeçarin, me humor thotë se nuk i duhet viagra

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 1:38

    Një histori dashurie, nëse mund të quhet e tillë, mes një 21-vjeçareje dhe një 74-vjeçari, ka tronditur Serbinë.


    Një vajzë e re është fejuar me një burrë 53 vite më të madh se vetja. Por Milijana Bogdanoviç, duke folur hapur për jetën e saj seksuale, thotë se bën seks çdo ditë me partnerin e saj. Ai quhet Milojko “Mikan” Boziç, për të cilin partnerja thotë se nuk ka nevojë të përdorë viagra.

    Çifti nga Serbia i ka habitur të gjithë me marrëdhënien e tyre. Edhe pse Boziç iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, kjo nuk i ka ndaluar të planifikojnë të ardhmen së bashku. Ata po përgatiten për t’u martuar më 7 shtator dhe shpresojnë të krijojnë një familje.

    “Ne bëjmë seks çdo ditë dhe nuk më duket e çuditshme. Ai është si një djalë i ri kur bëhet fjala për seks dhe nuk ka nevojë për viagra, – tha 21-vjeçarja. – Edhe pse nuk mund të flas shumë për meshkujt e rinj, pasi gjithmonë jam lidhur me burra më të vjetër se unë”. Bogdanoviç shtoi se ishte pamja e të moshuarit që e tërhoqi.

    “Për vitet që ka, duket i përsosur dhe nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. E njoh Mikan prej shumë vitesh dhe e ndihmova kur ishte sëmurë, kur lindi edhe dashuria jonë”, – shtoi ajo.

    Në fakt, Boziç ka tre fëmijë të moshës 40, 35 dhe 30 vjeç, nga martesa e tij e parë dhe dy nipër 13 dhe 11 vjeç.

    Për të, kjo marrëdhënie ishte një surprizë e vërtetë: “Në moshën time nuk prisja të dashurohesha sërish…”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!