×
  • Extra
  • Extra

    24-vjeçarja britanike lind djalë, nuk e dinte se ishte shtatzënë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:22

    Një kamariere që nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, lindi në shtëpi dhe duhej të priste kordonin e kërthizës me gërshërë vetë, ndërkohë që i dashuri i saj e “akuzoi” për gjetjen e fëmijës në rrugë.


    Charlotte Dubard, 24 vjeç, nga Bow, në lindje të Londrës, lindi në banjë pasi nuk e dinte se ishte shtatzënë.

    E reja nuk e kishte idenë se ajo priste një fëmije, pavarësisht se kishte shtuar rreth 11 kg në peshë.

    Ajo ndjeu një seri dhimbjesh të papritur në bark, kështu që vendosi të hetojë me kamerën e saj të iPhone. Pas bërjes së një videoje, ajo ishte e habitur për të parë flokët e foshnjës së saj që dilnin nga “poshtë”.

    Kur Miguel erdhi në shtëpi, ai bërtiti: “Oh, zot, ku e gjete? Ti ke gjetur një fëmijë në rrugë?!”, tha Charlotte, transmeton TCH.

    “Unë i thashë: Ky është i joni. Ai ishte i shokuar. Asnjë prej nesh nuk mund të besonte se ishte i joni. Ishte gjëja më misterioze”, tha më tej ajo.

    Duke reflektuar mbi shtatzëninë e saj, Charlotte tha se ajo kishte fituar peshë, por jo të mjaftueshme për të dyshuar për diçka të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!