×
  • Extra
  • Extra

    27 vjeçari vdes nga koronavirusi, 10 ditë pasi u bë baba për herë të dytë

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 19:40

    Një burrë i ri i shëndetshëm që u bë baba për herë të dytë vetëm 10 ditë më parë vdiq nga koronavirusi.


    Ajo që filloi si kollë u bë shpejt dhimbje dhe më pas djersitje. Ai vdiq të enjten, pasi e kaloi natën duke qëndruar ulur me djalin e mitur Morgan, sipas Metro.

    Sot, nëna me zemër të thyer tha që ai nuk kishte arritur as të përqafonte anëtarët e familjes në pikëllimin e tyre sepse ata po praktikonin distancimin shoqëror.

    Tani është thënë se ajo duhet të izolohet me fëmijët e saj, Dylan Elias-Davies, katër vjeç dhe Morgan të porsalindur, për dy javët e ardhshme.

    Ata nuk kishin qenë në gjendje të shihnin trupin e Thomas pasi ai vdiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!