Qentë endacakë vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët e Prishtinës.
Kohët e fundit ata po shfaqen kudo, duke frikësuar kështu kalimtarët, shkruan Reporteri.net.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një intervistë në një nga televizionet nacionale në Kosovë.
Gjatë intervistës në KTV, themeluesja dhe drejtoresha në Qendrën për Art dhe Komunitet “ArtPolis”, Zana Hoxha, është larguar nga transmetimi direkt, pikërisht për shkak të qenve endacakë.
Më poshtë mund të ndiqni videon:
/Reporteri.net/