×
  • Extra
  • Extra

    3-vjeçari kërcen nga shtrati për të kopjuar nënën e tij

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 18:16

    Momente që mund të mendohen gazmore, mund të përfundojnë tragjike në jo pak raste. Megjithatë, fatmirësisht jo në këtë familje.


    Tre vjeçari Gabriel Bonor u hodh nga krevati dykatësh, ndërsa nëna e tij po vraponte drejt krahëve të babait të tij.

    Sveta Ananas përfundoi në krahët e bashkëshortit të saj, Andrei Bonor, teksa video regjistrohej me lëvizje të ngadaltë “TikTok”.

    Gabrieli i vogël tentoi të imitonte nënën, por ka rrezikuar jetën e tij. Në momentin që bie në dyshek, qafa i përthyet, por fatmirësisht nuk ndodhi asgjë dhe vogëlushi u ngrit përsëri.

    Kjo video ka shkaktuar zemërim në rrjet dhe çifti ka marrë shumë kritika, dhe akuza për papërgjegjshmëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!