×
  • Extra
  • Extra

    3-vjeçari shqiptar hit në internet, pozon për markat më të njohura

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 11:26

    Së fundmi, mediat britanike kanë shkruar historinë e një voglushi shqiptar që është kthyer në një fenomen në internet për shkak të veshjeve të shtrenjta që ekspozon.


    3-vjeçari Elension Sulaj jeton në Waltham Cross në Hertfordshire.

    Ai ka rreth 26 mijë ndjekës në rrjetet sociale, pasi nëna e tij i bën postime për firmat si Burberry, Versaçe, Gucci, Givenchy, Moschino and Ralph Lauren.

    Nëna e Elensionit e ka pasion veshjen e djalit të saj, ajo i ka hapur llogari në rrjetet sociale që kur ai ishte vetëm 1 vjeç.

    Që nga ajo kohë, i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie dhe të lidhë marrëveshje me kompanitë e veshjeve, duke bërë marrëveshje me markat e kompanive të veshjeve më të mëdha.

    Nuk është e pazakontë për një influencer me mijëra ndjekës të ketë një gardërobë të mbushur me rroba firmato, por është jashtë të zakonshmes kur ai është ende i mitur, transmeton tutje albinfo.ch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!