×
  • Extra
  • Extra

    4-vjeçari po vdiste nga kanceri: Në momentin e fundit hapi sytë dhe tha fjalët që ua thyjnë zemrën

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 16:20

    Vogëlushi Nolan Skali (4), i cili bashkoi botën në luftën kundër rabdomiosarkomës, një formë e rrallë e kancerit, fatkeqësisht e humbi betejën për jetë.


    Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje të tmerrshme, ai luftoi për më shumë se një vit kundër këtij kanceri dhe nëna e tij, Ruth, rrëfen se si me shpirtin e tij, ai bashkoi kultura të ndryshme dhe ndryshoi jetën e shumë njerëzve në mbarë botën, transmeton Reporteri.net

    Ruth nga i dashuri i saj i vogël u nda edhe me një letër në të cilën shkruante:

    “Dy muaj. Kanë kaluar dy muaj që kur të mbajta  në duart e mia, kam dëgjuar se sa shumë më deshe dhe të desha. Dy muaj që kur jemi përqafuar. Dy muaj nga zemërimi i ferrit absolut. Gjatë gjithë kohës kam dashur të shkruaj për ditët e tua të fundit. Në ditët në të cilat edhe një herë tregove sa i mrekullueshëm je. Sa i pastër dhe përplot dashuri je”, shkroi  ajo në Facebook në lidhje me luftën e Nolanit.

    Ajo gjithashtu ndau edhe  dy fotografi nga spitali.

    “Rreth orës 9:00 ne po shikonim disa video në YouTube dhe e pyeta Nolan  se a mund të bëj një dush, sepse ditët e fundit  kërkonte vetëm ta ledhatoj. Më lejoi të dilja dhe i thashë se do të kthehesha –për dy minuta”, rrëfen ajo.

    Më thanë se sapo mbylla derën, ra në një gjumë të thellë… Kur hapa derën, mjekët ishin rreth tij dhe më tha se ai ishte në një gjumë të thellë, organet e tij ishin shuar dhe se nuk ndiente asgjë. Vrapova në shtrat dhe vura dorën mbi faqen e djathtë. Dhe pastaj ndodhi një mrekulli “, shkruan Ruth dhe vazhdon:

    “Engjëlli im hapi sytë, më buzëqeshi dhe më tha:” Mami, të dua “. Në  orën11:54 ai vdiq kur unë isha duke i pëshpëritur këngën “You are my sunshine”. Djali im vdiq si hero. Ai bashkonte komunitetet dhe ndryshoi jetën e njerëzve nga e gjithë bota. Ai ishte një luftëtar i cili vdiq për ndarjen e dashurisë deri në sekondën e fundit”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!