×
  • Extra
  • Extra

    43 majmunë arratisen nga një laborator mjekësor në SHBA

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 14:45

    Dyzet e tre majmunë janë larguar nga një laborator kërkimesh mjekësore në Karolinën e Jugut ne juglindje të SHBA, por kreu i policisë lokale tha se “nuk ka thuajse fare rrezik” për komunitetin.

    Majmunët e species ‘Rhesus makake’ kishin dalë nga impjanti kërkimor Alpha Genesis sipas tyre, “kur një punonjës i ri nuk mbylli mirë derën e ndarjes së kafshëve”.

    “Ata nuk janë të infektuar me sëmundje. Janë të padëmshëm dhe frikësohen shpejt,” tha kreu i policisë së Yemassee, Alexander por pas shumë aksidenteve të pashpjeguara muajt e fundit vendasit kishin shumë pikëpyetje për zhvillimet.

    Alexander shtonte se disa nga kafshët e larguara kishin arritur rreth 2 km larg qendrës së Yemassee.

    “Kujdestarët e tyre i njohin mirë kafshët dhe thanë se do t’i marrin sërisht duke përdorur fruta ose ëmbëlsira”, shtonte shefi i policisë për rrjetin Associated Press.

    Por kapja e majmunëve të larguar nuk pritet të jetë aq e thjeshtë, edhe pse Alpha Genesis thotë se ka nisur ngritjen e gracakve dhe skanime me kamera termale.

    Banoret këshilloheshin të mbanin dyert e dritaret mbyllur që majmunët të mos hynin e të fshiheshin në shtëpitë e tyre, deri në rikapjen nga zyrtarët e policia.

    Alpha Genesis kryen kërkime me kafshët primatë për kompani të ndryshme në botë, në impjantin e saj në Georgia, thuhet në faqen e saj të internetit.

    Në vitin 2018, kompania është gjobitur $12,600 për një arratisje të ngjashme majmunësh dhe për një incident tjetër në lidhje me kushtet e jetesës së kafshëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!