×
  • Extra
  • Extra

    Jetoi 40 vitet në xhungël, a e vrau qytetërimi “Tarzanin” e jetës reale?

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 21:57

    Një person që jetoi në xhunglën e Vietnamit për më shumë se 40 vjet, i cili konsiderohej si “Tarzani” i jetës reale, ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare, 8 vjet pasi u kthye në botën e civilizuar.


    Ho Van Lang iu dorëzua sëmundjes së kancerit pasi mbijetoi së bashku më babanë e tij për 41 vjet në xhungël, i cili e mori të birin në 1972 dhe së bashku u fshehën në botën e egër për shkak të bombardimeve të Amerikës gjatë luftës në Vietnam.

    Të dy rivendosën kontakte me shoqërinë vietnameze në 2013 dhe besonin se lufta ende vijonte.

    Pas vitit 2013, Lang filloi të jetonte në një mënyrë jetese relativisht moderne, por disa miq të tij besojnë se stresi dhe dieta e dobët e botës së ‘civilizuar’ kishin një efekt të dëmshëm në shëndetin e tij.

    Miku i Lang, Alvaro Cerezo shprehet se jeta ‘moderne’ ndoshta kishte shkaktuar pasoja fatale për të pasi filloi të hante ushqime të përpunuara dhe nganjëherë pinte alkool.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!