A ndiheni ndonjëherë sikur pa marrë parasysh sa përpjekje bëni për ta rregulluar dhe organizuar, shtëpia juaj nuk duket kurrë e rregullt? Apo ndoshta kaloni shumë kohë duke u marrë me pastrimin dhe disa ditë më vonë, shihni që gjithçka rrotull jush është një “bombë” e vërtetë!

Ja gjashtë motive të mundshme nga organizatorët profesionistë se pse shtëpia juaj duket gjithnjë rrëmujë!

Lodrat janë kudo

Reklamë

Fëmijët e bëjnë të vështirë mbajtjen e shtëpisë të rregullt, por nuk është e pamundur t’i kesh gjërat nën kontroll. Zgjidhja më e mirë për lodrat është të keni shporta dhe kosha ku mund t’i vendosni aty.

Nuk rregulloni krevatin në dhomën e gjumit

Dhoma juaj e gjumit do të duket gjithmonë e pastër dhe e rregullt nëse shtrati është i rregulluar. Ky proces merr vetëm një minutë kohë, ndaj mos e neglizhoni.

I lini rrobat ku të mundeni

Të gjithë jemi fajtorë që vishni një xhup për disa orë dhe nuk e lini në vendin e vet, por në karrige, në divan etj. Kjo sjell më shumë rrëmujë duke bërë që gjithçka të duket e çrregullt.

Gjërat nuk kanë shtëpi

Reklamë

Lindsey Mahanna, një organizatore profesioniste thotë se kur gjërat nuk vendosen në vendin e vet, ato përfundojnë në hapësira të rastësishme duke krijuar rrëmujë kudo.

Keni shumë gjëra

Pavarësisht nëse jetoni në një apartament në pallat apo shtëpi private, përgjithësisht hapësira private asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Ndaj, nëse mendoni se keni në shtëpi objekte apo gjëra që nuk i përdorni prej vitesh, më mirë hidhini në kosh.

Nuk keni ndërtuar një sistem rregullimi dhe organizimi

Reklamë

Nëse nuk caktoni një ditë apo moment gjatë javës, duke hequr dorë nga rutina e përditshmërisë për t’iu dedikuar pastrimit dhe organizimit, do keni gjithmonë rrëmujë në shtëpi.