×
  • Extra
  • Extra

    6-vjeçarja vritet me armë nga i vëllai, nëna sheh tmerrin me sy

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:19

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paulding County, Georgia (SHBA), ku një vajzë e mitur 6-vjeccare ka ndërruar jetë për shkak se u qëllua me armë nga nga vëllai i saj më i vogël.


    Teksa po qëndronte me të vëllain në makinë, Millie Drew Kelly u vra aksidentalisht nga 4-vjeçari, i cili sipas policisë e ka marrë pistoletën e të ëmës në kroskotin e makinës dhe e ka goditur motrën në kokë.

    “Nëna e tyre kishte zbritur nga makina për ta kontrolluar pse nuk po ndizej. Dhe djali mori pistoletën e saj dhe qëlloi të motrën. Kur dëgjoi të shtënën nëna e tmerrua”, ka treguar policia vendase.

    Vogëlushja nuk arriti që të mbijetonte megjithëse u dërgua menjëherë në spital.

    Edhe pse nëna mund të konsiderohet përgjegjëse për pakujdesi, mediat e huaja thonë se as për të e sigurisht as për të miturin nuk do të ngrihen akuza.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!