×
  • Extra
  • Extra

    8-vjeçarja shkul qerpikët dhe flokët për shkak të stresit nga mos shkuarja në shkollë

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 14:18

    Amelia Mansie është 8-vjeçarja nga Bristoli i Anglisë e cila po vuan nga një çregullim flokësh i quajtur “trichotillomania”.


    Për shkak të mbylljes nga Covid-19, dhe mos shkuarjes në shkollë 8-vjeçarja e cila vuan nga ky çrregullon po “shkulur” flokët e saj në pjesën e përparme të kokës, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Fillimisht këtë gjë ajo e nisi me qerpikët e saj, duke vazhduar më pas me flokët.

    Amelia përfundimisht u diagnostikua me trichotillomania, ku edhe diagnoza iu përcaktua përmes telefonit, pasi ishte e pamundur vizita ballë për ballë me mjekun.

    Por, pavarësisht diagnozës së saj dhe kthimit të shkollave, e reja nuk ka qenë në gjendje të heqë dorë nga zakoni.

    Një në 50 njerëz vuajnë nga ky çrregullim, i cili mund të shkaktohet nga stresi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!