×
  • Extra
  • Extra

    94 fëmijë, 39 gra dhe 33 nipër e mbesa: Njihuni me kreun e familjes më të madhe në botë

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 14:06

    Zion Chana është “njeriu më i pasur në botë” – me 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa me të cilët jeton në një shtëpi me katër kate, ky indian është aktualisht kreu i familjes më të madhe në botë.


    Familja më e madhe indiane përbëhet nga 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa, të udhëhequr nga “njeriu më i pasur” Zion Chan, në fshatin Baktwang në shtetin indian të Mizoramas, transmeton Reporteri.net

    Në një shtëpi me katër kate  dhe me 100 dhoma, jetojnë katër breza gjersa ky numër akoma nuk është përfundimtar. Chana argumenton se një zgjerim akoma më i madh i familjes nuk përjashtohet, sepse, siç thotë ai, ai nuk dëshiron të humbasë as edhe një mundësi të vetme për martesë.

    Gratë posedojnë dhomat personale të fjetjes dhe secila prej tyre ka mundësinë të kalojë natën me burrin e saj, por ekzistojnë disa rregulla – gratë më të reja janë të vendosura më afër dhomës së kreut të familjes, ndërsa të moshuarat janë vendosur pak më larg në shtëpi.

    “Ne qëndrojmë me Sionin, sepse ai është personi më i rëndësishëm në familje, dhe përveç kësaj, ai është mashkulli më i pashëm në fshat”, shpjegon Rinkmini (35), njëra nga gratë e Chanit.

    Mirësjellja, respekti dhe dashuria sundojnë në familjen Chan, brenda së cilës ekziston pothuajse një regjim ushtarak – gratë po përgatisin ushqime nën komandën e më të vjetrës, Zatiangi. Ushqimi i kësaj familjeje nuk është i lehtë, kështu që çdo ditë përgatiten rreth 70 kilogram mish dhe 50 kilogram oriz.

    Një nga djemtë e Sionit insistoi që babai i tij të martohej me gratë e varfëra nga fshati i tij për t’u kujdesur për to. “Ndjehem si i preferuar i Perëndisë, sepse më ka dhënë kaq shumë fëmijë për të cilët kujdesem”, tha Sion për Daily Mail.

    Chan është gjithashtu udhëheqës i një sekti të krishterë brenda të cilit njeriu lejohet të ketë sa më shumë gra që dëshiron. Gjatë një viti, Sioni u martua me dhjetë gra dhe vuri në dukje se, për të zgjeruar “sektin” e tij, ai synon të shkojë në Amerikë për t’u martuar përsëri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!