Analisti dhe gazetari Astrit Gashi për pak sa është përplasur edhe fizikisht me ish të burgosurin politik, Afrim Caka.
Përplasja verbale mes tyre ka ndodhur gjatë një emisioni televiziv, në momentin kur Gashi ishte duke folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
Ai u ndërpre nga Afrim Caka, ish i burgosur politik, dhe i tha Gashit se “i ke llafet e Serbisë”.
Ky ishte momenti kur Gashi eskaloi dhe i drejtohet Cakës me fjalët “kthemu, kthemu”, për arsye se ishin të ulur afër njëri-tjetrit.
“A e di se cka është me m’thanë i Serbisë, për këtë unë ta kapi fytin”, bërtiste Gashi në drejtim të Cakës.
Pas kësaj të dy lanë emisionin. Më pas Gashi doli me një reagim duke thënë se nuk e ulë kokën dhe s’e pranon linçimin.
“Kuptojeni une as nuk i buzqeshi, as nuk e uli koken, as nuk e pranoj linçimin, as genjeshtren as akuzen e ulte. Nuk eshte kjo pune qetesie. NUK E PRANOJ. Jam qytetar i lire i ketij vendi te lire. Keto nuk kalojne!”, ka shkruar Gashi në Facebook.