×
  • Extra
  • Extra

    A e dini se radikali serb Vojisllav Sheshel e ka gruan nga Podujeva?

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 11:13

    Gruaja e liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, ka prejardhje nga Kosova. Emri i saj është Jadranka Pavloviq e cila ka lindur më 13 prill të vitit 1960 në qytetin e  Podujevës.


    Pas lindjes së saj, familja ishin zhvendosur në Beograd. Jadranka Sheshel më pas kishte përfunduar studimet pedagogjike, dhe kishte punuar si profesoreshë.

    Në vitin 1990 ajo ishte takuar me Vojisllav Sheshelin, me të cilin u martua dy vite më pas.

    Nga kjo martesë, çifti Sheshel ka tre fëmijë.

    Bashkëshorti i saj, lideri i Partisë Radikale Serbe është arrestuar në vitin 2003 me urdhër të Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

    Partia e Sheshel në vitin 2012 kishte vendosur që të propozonte Jadranka Sheshelin kandidate për presidente, por kandidatura e saj ishte një dështim në vete.

    Ajo kishte marrë vetëm 3.8 % të votave, duke u renditur e shtata në mesin e 12 kandidatëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!