×
  • Extra
  • Extra

    A e kishte parashikuar Nostradamusi vdekjen e mbretëreshës? Çfarë ka thënë 450 vjet më parë

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 18:20

    Nostradamusi njihet si një nga parashikuesit më të mëdhenj të historisë, pasi disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur ndër vite i janë atribuuar atij si parashikime.

    Madje sëfundmi autori Mario Reading, i ka atribuuar edhe parashikimin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 19-vjeccare, si një ngjarje të parashikuar nga Nostradamusi.

    Sipas tij, parashikimi i Nostradamus është bërë mbi 450 vite më parë.

    Shitjet e librit të astrologut francez u rritën brenda pak ditësh, që pas vdekjes së Mbretëreshës, më 8 shtator. Në ditët e para, u shitën vetëm 5 kopje, por deri më datë 17 shtator, numri i shitjeve arriti në 8 mijë kopje.

    Nostradamus është përfolur shumë për parashikimin e shumë ngjarjeve të bujshme. Ai dyshohet të ketë parashikuar Zjarrin e Madh të Londrës, ardhjen e Hitlerit në pushtet si dhe dy luftëra botërore.

    Astrologu dhe mjeku francez frymëzohej nga tekstet biblike dhe përvojat e tij të murtajës, me parashikimet e tij të fokusuara në urinë dhe pikëllimin. Më shumë se 400 vjet pasi Nostradamus botoi librin e tij, vepra e tij mbetet e njohur sepse parashikimet e tij janë plotësisht të hapura për interpretim.

    Nostradamus parashikoi në vitin 1555 se ndryshimi i klimës do të bëhej aq i keq saqë temperaturat në rritje do të ‘përgjysmonin’ peshkun në det. Po ashtu, ai ka parashikuar se Toka do të goditet nga një goditje asteroidi, duke shkaktuar vdekje masive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!