×
  • Extra
  • Extra

    A mund ta gjeni ndonjë dallim në mes të Gani Gecit e Albin Kurtit?

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 17:05

    Kryeshakaja e ditës është një fjalim i Albin Kurtit mes banorëve të Llapit. Ai ka gjetur një lidhje mes fiist të tij dhe fisit të bashkëpunëtorit të tij Glauk Konjufcës. Një këso ligjerate të fisit, më herët e kishte mbajtur Baton Haxhiu.


    Gjendjet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje para elektoratit të tij pëson ndryshime.  Ai herë u flet për filozofin Kantin, e herë devijon, duke bërë be në Musaf e në Kuran. Banorët e Llapit janë dëshmitarë të këtyre skenave.

    Gjatë fushatës zgjedhore, ai këto ditë në Podujevë ka bërë një zbërthim të lidhjes familjare me Glauk Konjufcën, me të cilin raportohet herë-herë se nuk i kanë raportet e mira brenda partisë.

    “Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, ka provuar të shpjegojë Kurti, shkruan Gazeta Express.

    E virale më herët u pat bërë një paraqitje e ish-deputetit Gani Geci, që tregonte se i kujt është ai, i kujt është babai i tij, gjyshi e kështu me radhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!