×
  • Extra
  • Extra

    A ndodhin ende raste të tilla në Ballkan: Nusja e kalon provën e ‘virgjërisë’ në natën e parë të martesës, festë e paparë në familje

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 17:24

    Një video nga dhoma e gjumit e një çifti të sapomartuar nga Serbia është shfaqur në rrjetet sociale dhe nuk ka lënë askënd indiferent.

    Një video e postuar në Reddit tregon familjen duke kontrolluar nëse nusja vërtetë ishte e virgjër përpara se të martohet, duke kontrolluar për njolla gjaku në shtrat.

    Edhe pse shumë do të mendonin se kjo nuk ka gjasa të ndodhë sot në shekullin e 21-të, duket se po ndodh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Po, kjo është pikërisht ajo që shihni në këtë video.

    Ndërsa nusja është ulur anash, i gjithë “delegacioni” hyn në dhomë dhe kontrollon. Gjatë rrugës ata përshëndetën dhe uruan të porsamartuarit me thirrjet – “Bravo Pero!”.

    Gratë fillojnë të shikojnë shtratin me një gjurmë gjaku. Megjithatë, kjo nuk është më e keqja, sepse gjëja më e neveritshme nuk ka ardhur ende.

    Për t’u siguruar që nuk është një mashtrim, që nusja dhe dhëndri nuk po mashtronin, e ëma e vendos çarçafin në fytyrë për ta testuar, dhe është e bindur se është gjak.

    Menjëherë më pas ajo mori me krenarin çarçafin dhe tha: “Ja prova, vajza ime është 20 vjeçe!”.

    Pasi sigurohen se prova është kaluar, ,hidhen para dhe karamele mbi shtratin dhe të porsamartuarit!

    Pastaj të gjithë të pranishmit hyjnë në dhomë për të parë pafajësinë e të rinjve, të gjithë përqafohen dhe fillojnë vallëzimin.

    Duke gjykuar nga komentet, nuk mjafton të thuhet se njerëzit janë të neveritur nga kjo video, por e sigurt është se nuk e ka lënë askënd indiferent.

    “A po bëhet akoma kjo?”, është një nga komentet e përdoruesve të këtij rrjeti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!