×
  • Extra
  • Extra

    Agjencia evropiane ka shpallur krimbat të sigurt për ushqim

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 23:48

    Mënyra e të ushqyerit mesdhetar dhe ajo franceze kanë fituar konkurrencën, sepse Agjencia Evropiane e Sigurisë së Ushqimit ka komunikuar që krimbat janë të sigurt për t’u ngrënë.


    Kjo Agjenci, me seli në qytetin italian Parma, ka publikuar që është konstatuar shkencërisht që krimbat e tharë të verdhë janë të sigurt për t’u ngrënë – të plotë apo në formë pluhuri, transmeton Telegrafi.

    Thuhet që krimbat janë të pasur me proteina dhe mund të jenë përbërës edhe për ushqime të tjera.

    Theksohet që mund të shfaqen disa reaksione alergjike varësisht nga lloji i ushqimit i cili u jepet tartabiqeve (si larva Tenebrio molitor).

    Mirëpo në tërësi përfundohet që ky lloji i ri i ushqimit është i sigurt në harmoni me përdorimin e propozuar.

    Më 2013 KB-ja ka njoftuar diçka të ngjashme.

    Agjencia e KB për Ushqim dhe Bujqësisë deklaroi se insektet janë të ngrënshme, sepse ato kanë pak yndyrë, shumë proteina dhe se janë të mira për ushqimin e njerëzve, kafshët shtëpiake, bagëtitë dhe ndihmojnë të uriturit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!