×
  • Extra
  • Extra

    “Ai është një burrë i mirë dhe kujdeset për mua”, 24-vjeçari martohet me kushërirën e tij 81-vjeçare

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 19:35

    Zyrtarët ukrainas janë duke hetuar pretendimet se një djalë 24-vjeçar u martua me kushërirën e tij me aftësi të kufizuara, e cila është 81-vjeçare për të shpëtuar nga detyrimi për të bërë shërbimin ushtarak.


    Alexander Kondratyuk, 24 vjeç, pretendoi se kishte lindur një dashuri shumë e fortë mes tij dhe kushërirës e cila është 57 vjet më e vjetër dhe mohoi që ai po përpiqej të ikte nga kryerja e detyrimit ushtarak.

    Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë përjashtime që lejojnë njerëzit ta shmangin atë.

    Nëse kujdeseni për gruan që është me aftësi të kufizuara, në Ukrainë ju jeni të liruar nga shërbimi ushtarak.

    Dasma u zhvillua në fshatin Baykovka i cili është afër qytetit të Vinnitsa në perëndim të Ukrainës, i vendosur në brigjet e një prej lumenjve më të gjatë në vend.

    E pyetur nga reporterët në lidhje me martesën e saj me me kushëririn shumë më të ri, Zinaida Illarionovna, 81 vjeç, këmbënguli që ai ishte një burrë i mirë dhe e kujdesej mirë për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!