×
  • Extra
  • Extra

    “Ai mjet përfaqëson krahët e saj”, hajdutët ndjehen keq dhe e kthejnë makinën e vjedhur

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 18:22

    Një ngjarje aspak tipike është regjistruar në Itali, ku hajdutët e një makine u ndjenë keq për vjedhjen që kishin bërë, pas një postimi në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye e kthyen mjetin pas.


    “Ajo makinë përfaqëson krahët e saj, këmbët. Është mjeti i vetëm i lirisë”, shkruante një vajzë në rrjetet sociale, pasi nënës së saj që vuan nga një sklerozë e shumëfishtë i vodhën makinën në spitalin e Di Venere di Carbonara më 13 janar.

    Postimi u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe mesa duket kanë qenë dhe hajdutët e makinës që e kanë parë.

    3 ditë më vonë makina u kthye, hajdutët e lanë pranë një vile në Valenzano dhe brenda saj kishte dhe një pusullë të shkruar prej tyre.

    “Edhe ne kemi një zemër. Të na falni, por nuk e dinim për sëmundjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë. Hajdutët”. Makina ishte në gjendje të mirë përveç kuadrit, të cilin ata e kishin thyer për ta ndezur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!