Kompania franceze e telekomunikacionit Orange dhe drejtorët e saj ekzekutivë kanë dalë para gjykatës me akuzat për abuzim psikologjik të punonjësve të tyre, duke rezultuar me një numër të madh të vetëvrasjeve.
Numri i viktimave është tronditës: 19 vetëvrasje, 12 përpjekje për vetëvrasje dhe tetë raste të depresionit të rëndë mes punonjësve në kompaninë telefonike dhe të internetit të Francës gjatë tre vjetëve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Kryeshefi ekzekutiv Didier Lompard dhe pesë të tjerë, njëri prej të cilëve ende punon në kompani, akuzohen për “abuzim psikologjik”.
Prokurorët argumentojnë se kompania kishte një strategji për të krijuar një mjedis pune që nxit ankthin dhe minon dinjitetin e punëtorëve.
Vetëvrasjet përkonin me ristrukturimin e madh të një kompanie telekomunikacioni që pasoi pas privatizimit dhe ndihmës shtetërore. Sipas idesë së Lombard, ndryshimet në kompani kishin për qëllim zvogëlimin e fuqisë punëtore në 22,000 gjatë tre viteve.
Sindikata akuzoi administratën për përdorimin e “metodave veçanërisht të dhunshme të abuzimeve të institucionalizuara” për të trembur punëtorët për t’u larguar.
Çështja fillimisht përfshinte 39 punonjës me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë pothuajse gjysmën e atyre që vranë veten.
Kompania kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.