×
  • Extra
  • Extra

    Aktivistja që reagon për çdo gjë, thumbon Ledri Vulën: Kontribuoi që gratë të paraqiten si objekt seksi, tash po u shqetësojka për vajzën e tij

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 13:50

    Aktivistja Zana Avdiu i ka reaguar ashpër reperit kosovar Ledri Vula, ku ky i fundit në një emision tha se në momentin kur e  ka kuptuar se fëmiju i tij i cili po vie në jetë është vajzë, gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend se  “ a ka me ma nguce najkush, edhe a kam me kanë aty me mbrojtë”.


    Avdiu thotë se ishte vetë Ledri Vula ai i cili ka kontribuar shumë në nxitje dhune e ngacmim e keqpërdorim seksual me anë të këngëve të tij, ndërkaq sot qenka i frikësuar.

    Sipas Avdiut  në këtë e Vulës gratë dhe vajzat paraqiten si objekte seksi, dhe pronë e jotja (burrave). Këngët e tua janë të mbushura me urrejtje, seksizëm e dhunë ndaj grave.

    “A e din ti te sa i riu ke ndiku, që ata vajzen/gruan ta trajtojnë ashtu?”, ka shkruara Avdiu në Facebook.

    Publikimi i plotë: 

    Ledri Vula në një intervistë tha se gjëja e parë që I ka shku ndërmend kur e ka kuptu se fëmija është vajzë, ka qenë “ a ka me ma nguce najkush, edhe a kam me kanë aty me mbrojtë”…

    Ledri, ti po i frikësohesh atmosferës së dhunshme, ndaj vajzave dhe grave, për të cilen ke dhanë një kontribut të madh, me këngët dhe paraqitjet e tua. Keni dhanë kontribut të madh, ti edhe shokët e tu. Në këngët e tua ka nxitje dhune e ngacmimi e keqperdorimi seksual. Në këngët e tua gratë dhe vajzat paraqiten si objekte seksi, dhe pronë e jotja (burrave). Këngët e tua janë të mbushura me urrejtje, seksizëm e dhunë ndaj grave.

    A e din ti te sa i riu ke ndiku, që ata vajzen/gruan ta trajtojnë ashtu?

    Por, mos e mbaj dert, sepse edhe për vajzën tënde edhe vajzat tjera, ne do të kujdesemi që të mos jetojnë në një atmosferë dhunuese për të cilën ti ke dhanë shumë.

    Ti kërkove falje për ato që paske lendu. Por, nuk mjafton. Duhet ti fshish shumicën e këngëve tua, të cilat promovojnë e nxisin dhunë, e që i kanë prekë shumë gra e vajza!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!