×
  • Extra
  • Extra

    Akuza që një burrë po i bën Instagramit, habit të gjithë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 14:52

    Babai i një vajze që kreu vetëvrasje akuzoi rrjetin social të Instagram-it për frymëzim për aktin e saj.


    Ian Russell thotë se vajza e tij Moli (14) ia mori jetën vetes, pasi shikonte vazhdimisht në Instagram  imazhe që çojnë në uljen e vlerësimit për veten dhe vetëvrasjen, transmeton Reporteri.net

    Moli u gjet e vdekur pasi u kthye nga shkolla, bëri  detyrat e shtëpisë dhe bëri gati çantën për të nesërmen. Në një mesazh lamtumirës ajo shkruante:

    “Më falni. E bëra këtë për vete”.

    Babai i saj më pas foli hapur për çdo gjë, dhe fajësoi Instagramin për vdekjen e saj. Ai pretendon se vajza e tij, pa dijeninë e tyre, vazhdimisht shikonte imazhe që lartësonin vetëvrasjen.

    “Ajo ishte një adoleshente e zakonshme, i gëzohej të ardhmes dhe ishte entuziaste”, u shpreh ai.

    Vetëm pas vetëvrasjes, prindërit mësuan për aktivitetet e saj në Instagram. Ky është shembulli i një prej fotografive:

    Užasavajuće slike

    Shembuj të tjerë përfshijnë imazhe të vajzave me sy të mbyllur, me mbishkrimin “Kjo botë është kaq mizore saqë nuk dua më ta shoh”.

    Imazhe të tjera ishin kryesisht ishin bardh e zi, me mesazhe fataliste si: nuk ka shpresë, jam në depresion, ne jemi në depresion, bashkohuni klubit tonë – babai i fortë.

    Vetë rrjeti social raportoi gjithashtu për rastin dhe njoftoi se postet e tilla po hiqen, por megjithatë disa kanë mbetur ende. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!