Ky është 20 vjeçi, Jared Meek, për të cilin shëtitjet në sheshet e Prishtinës po bëhen rutinë. Elder, ashtu siç njihet nga shoqëria, tash e një kohë ka ardhur në Kosovë si një misionar në Kishën Shenjëtore.


Ai tregoi se çfarë e bindi për të vazhduar dhe për të jetuar në Kosovë.

Para se të vinte në Kosovë, Jared kishte jetuar edhe në Shqipëri, por që Kosova mbetet më e pëlqyer për të.

Reklamë

Ai flet rrjedhimisht gjuhën shqipe.

“Unë e dua shumë Kosovën. Kosova është një vend shumë i bukur me njerëz shumë të mirë, të dashur dhe të sjellshëm.”

Tutje tregon se ka dëgjuar edhe për luftën e fundit në Kosovë. dhe se i vie shumë keq.

Ai gjithashtu është shprehur që djalit të tij do të ja lërë emrin Flamur.