×
  • Extra
  • Extra

    Andrea Bocelli performoi në një darkë private, vetëm një biletë kushtoi 20 mijë dollarë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 14:01

    Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli, mbrëmë ka performuar në një darkë private me 50 persona në Hunt & Fish Club, ku 20 mijë dollarë kushtoi vetëm çmimi i biletës, sipas Page Six.

    Evenimenti thuhet se ishte i mbushur me njerëz të famshëm dhe se bashkë me të këndoi edhe artistja e kantautorja amerikane, Amelia Milo.

    Milo po promovonte këngën e saj të re “The First Time I Saw Snow”, të cilën e solli vetëm disa ditë më parë.

    Biletat dolën në shitje në FlatterNFT , një faqe interneti që shet të tilla për çdo organizim që bëhet, shkruan telegrafi.

    Këngëtari i nominuar për ‘Grammy’ të mëkurën dhe të enjten do të jetë prezent për të interpretuar edhe në Madison Square Garden, përpara se të shkojë në një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai e kaloi pjesën tjetër të vitit duke bërë turne në Evropë.

    Ylli italian po ashtu para pak muajsh u bë e ditur se do të performojë në Botëror 2022, përkrah emrave të mëdhenj si Lady Gaga e bendit Aerosmith.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!