×
  • Extra
  • Extra

    Ariu i dënuar me burg të përjetshëm në mes të “kriminelëve të rrezikshëm”

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 11:40

    Një ari po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte sulmuar dy njerëz në Kazakistan.


    Ekaterina – ose Katja – u burgos sipas një kodi penal të “rreptë të regjimit” në Kostanaj 15 vjet më parë. Ajo u gjet fajtore për dy sulme të ndara ndaj njerëzve që u shkaktoi lëndime të rënda trupore në një vend kampimi, ku ariu po qëndronte më parë në kafaz, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.

    Katja është i vetmi ari i gjinisë femër në burgun me 730 kriminelë “të rrezikshëm”, përfshirë vrasësit, dënimet e të cilëve nuk i kalojnë 25 vjet.

    The bear is the only female in the jail which holds 730 'dangerous' criminals, including killers whose sentences do not exceed 25 years

    Ajo është gjithashtu e vetmja kafshë e dënuar me burg të përjetshëm. Ndryshe nga të burgosurit e tjerë, Katyas nuk i lejohen vizitat e gjinisë tjetër. 

    Kostanay është një qytet i vendosur në lumin Tobol në Kazakistanin verior. Në këtë vend ariu fatkeq  është bërë simboli i burgut dhe një statujë është ngritur për të.

    The bear has become the jail's symbol and a statue (pictured) was even erected to her

    Katja sulmoi dy persona në  vitin 2004 në dy incidente të veçanta në kampin e quajtur Belaya Yurta, ku ajo përfundoi pas u braktis nga një trajner cirku.

    Një djalë 11-vjeçar, i quajtur Nursultan Kh, që po qëndronte në kamp për një garë në kikboks u përpoq ta ushqente kur ajo e mbërtheu për këmbe.

    Nga frika për  më shumë sulme, Katja, atëherë shtatë vjeç  u dënua me burg sepse nuk kishte kopsht zoologjik në rajon për ta strehuar.

    Një i burgosur Igor Tarakanov, 43 vjeç, tha: “Ajo është e qetë, jo agresive. Ajo i adhuron gjërat e ëmbla që i japin të burgosurit – ëmbëlsirat, biskotat, mollët”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!